Në kuadër të operacionit “Operacionalja 26” është arrestuar në Gramsh 39-vjeçari, Oltjon Shtylla, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Firences për trafikim lëndësh narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 39-vjeçarit në Itali.