if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }

 Një 41 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Policia bën me dije se i kërkuari shtetasi Erland Helshani ishte dënuar me i dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Qerreti”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.

I kërkuari, i dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve.     

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Qerreti”. 

Si rezultat i këtij operacioni, në Qerret, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Erland Helshani, 41 vjeç, banues në Kavajë.     

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, thuhet në njoftimin e policisë

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights