if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 581 1024x577

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka vjedhur një qytetari 100 mijë euro. 27-vjeçari së bashku me tre persona të tjerë mashtruan qytetarin dhe i zhvatën paratë.

“S. R. (H)., 27 vjeç, i cili u kap në zonën e quajtur “Allias”, pasi kërkohej nga Policia e Elbasanit, i akuzuar se më datë 31.04.2024, në bashkëpunim me 3 shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë 100 000 euro, shtetasit F. Rr”, njofton policia.

Është arrestuar gjithashtu edhe një 42-vjeçari, pasi ky i fundit u merrte qytetarëve parapagesë se do u kryente punime me drualumin.

“A. O., 42 vjeç, i cili u kap në zonën e quajtur “Xhamlliku”, pasi akuzohet se iu merrte shtetasve, 300 000-400 000 lekë parapagesa, duke i mashtruar se do të kryente për llogari të tyre, punime me duralumin”, njoftojnë uniformat blu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights