Një i burgosur, i shtruar në infektivin e spitalit të Durrësit për probleme shëndetesore, është arratisur.
Por pas kësaj i burgosuri është arratisur. Mësohet se shtetasi i arratisur është Altin Ndoci, i arrestuar nga SPAK për vepra të rënda penale
Reagon Drejtoria e Burgjeve:
Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore.
Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali.
Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
I dënuar nga SPAK për vrasjen e katër personave Altin Doci është arratisur nga spitali i Durrësit ndërsa po merrte mjekim në repartin e infektivit.
Ndërkohë që duhet të ishte shoqëruar nga policia e burgjeve gjatë kohës që merrte mjekim.
