Dan hutra 111 300x169

Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me tre burgime të përjetshme Dan Hutrën, autorin e vrasjes së 3 grave, kur sapo kishte dalë nga burgu pasi ishte dënuar për vrasjen e ish-bashkëshortes.

Hutra ekzekutoi me armë zjarri M. S., H. D. dhe E.K.

Bëhet të ditur se Hutra u mbyll përjet në qeli për “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Kujtojmë se Dan Hutra është autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave më 1 Mars të 2023 në Tiranë.

Edhe përpara masakrës së 1 Marsit, 40-vjeçari Hutra nuk ishte një emër i panjohur për policinë ku mes viktimave ishte dhe ish-bashkëjetuesja e tij, pasi ai ishte dënuar për një ngjarje të vitit 2007.

Konkretisht të vrasjes së bashkëshortes së tij, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Kukësit.

Për të gjitha këto ngjarje vetë Hutra nuk ka shfaqur pendesë, madje ka deklaruar se i ka bërë me vetëdije.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights