Gjobat e falura 1024x576

Hyn në fuqi vendimi që mori qeveria përpara zgjedhjeve të 11 Majit në lidhje me faljen e masave administrative të paekzekutuara.

Në Fletoren Zyrtare janë botuar procedurat që ndiqen nga institucionet për fshirjen e gjobave ndaj individëve dhe subjekteve, të cilët janë penalizuar nga data 1 Janar 2015 deri më 30 Nëntor 2024.

Ato përfshijnë masa administrative të vendosura nga Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, IKMT, AKU dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ndaj individëve apo bizneseve, por që janë të pambledhura.

Zbatimi i VKM-së prek 6 institucionet dhe konkretisht bëhet fjalë ato masa administrative të vendosura për kryerjen e ndërtimeve pa leje për qëllime banimi ose të aktiviteteve bujqësore në zonat rurale, si dhe për shkelje të rregullave të pandemisë Covid-19.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights