Image 458

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur sot, 17 tetor, dy mjekë gjinekologë të Maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet, përkatësisht shtetasit E.V. dhe A.H., për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.Z., e cila humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes.

Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, vdekja e foshnjës u shkaktua prej dëmtimeve të rënda gjatë lindjes nga përdorimi i forcepsit (mjet kirurgjikal), një mjet që përdoret zakonisht kur lindja natyrale ngec ose kur ndërhyrja kirurgjikale është e vonuar.

Ekspertiza konstaton se dëmtimet nuk janë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë e mungesës së ndërhyrjes në kohë, që do të kishte shmangur përdorimin e forcepsit nëse lindja do të ishte kryer me ndërhyrje cezariane, siç ishte planifikuar paraprakisht.

Mosveprimi i të pandehurve, mjekes që monitoroi shtatëzaninë dhe mjekut roje rezultoi të jetë faktori kryesor që çoi në humbjen tragjike të jetës së foshnjës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights