1734292017 gaza

Human Rights Watch ka akuzuar Izraelin për gjenocid në Gaza duke privuar qëllimisht civilët palestinezë atje nga aksesi për ujin. Një raport i organizatës thotë se veprimet e Izraelit përfshijnë dëmtimin e qëllimshëm të infrastrukturës së ujit dhe kanalizimeve.

Sipas grupit hartues të raportit kjo ndoshta ka shkaktuar mijëra vdekje, gjë që është gjithashtu e barabartë me “kryerjen e krimit kundër njerëzimit dhe shfarosjes”.

Izraeli e hodhi poshtë raportin e HRW duke e cilësuar si “propagandë”.

Në një postim në X, zëdhënësi i ministrisë së jashtme izraelite tha se grupi “po përhapte edhe një herë shpifje. E vërteta është krejtësisht e kundërta e gënjeshtrave të HRË” tha ai.

Raporti prej 179 faqesh thotë se “që nga tetori 2023, autoritetet izraelite kanë penguar qëllimisht aksesin e palestinezëve në sasinë e duhur të ujit të nevojshëm për mbijetesë në Rripin e Gazës”.

Raporti vlerëson se Izraeli ka dëmtuar qëllimisht infrastrukturën, duke përfshirë panelet diellore që furnizojnë impiantet e trajtimit, një rezervuar dhe një depo të pjesëve rezervë, duke bllokuar gjithashtu karburantin për gjeneratorët.

Izraeli gjithashtu sipas HRË, ndërpreu furnizimet me energji elektrike, sulmoi punëtorët e riparimit dhe bllokoi hyrjen në Gaza të materialeve të riparimit.

“Kjo nuk është thjesht neglizhencë. Është një politikë e llogaritur”, është shprehur një zyrtar i organizatës.

 Raporti bazohet në intervista me dhjetëra palestinezë nga Gaza, duke përfshirë zyrtarë të autoritetit të ujit, ekspertë, punonjës të kujdesit shëndetësor, dhe imazhe satelitore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights