A220797c 695d 4ca1 a32a df878383e2fc 696x464

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, iu bashkua panelit të diskutimit me temë “Forcimi i Bashkimit Evropian përmes Zgjerimit” në Konferencën e Ambasadorëve gjatë vizitës së tij zyrtare në Bruksel.

Në panel me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos dhe Zëvendëskryeministrin e njëherazi, ministrin e Jashtëm të Moldavisë, Mihai Popșoi, Ministri u ndal te procesi i zgjerimit si një nga instrumentet më të suksesshme të BE-së për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin tonë.

Hoxha theksoi se, “e mirëpresim faktin që ky proces është rikthyer sërish, në mënyrë të qartë dhe të vendosur, në qendër të agjendës evropiane”.

“Ne i qëndrojmë bindjes se procesi duhet të vijojë të mbështetet fuqimisht në parimin e meritës dhe në zbatimin e reformave të thella që e afrojnë çdo ditë e më shumë vendin tonë me BE dhe BE me aspiratat dhe nevojat legjitime të qytetarëve tanë”, shtoi ministri.

Për këtë moment, sipas Hoxhës, Shqipëria është përgatitur për këtë moment përmes reformave të thella dhe transformuese institucionale, përmes përafrimit të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, si dhe përmes një shoqërie, përkushtimi i së cilës ndaj projektit evropian mbetet i palëkundur.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights