1773825005 ferithoxha 696x393

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Spanjë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vizitoi Senatin e Spanjës, ku u takua me zëvendëskryetarin e Parë,  Javier Maroto, kryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme, Pilar Rojo Noguera, si dhe me anëtarë të Senatit në Madrid.

Hoxha njoftoi në rrjetin social X se “në takime u zhvilluan diskutime të thelluara mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ecurinë e negociatave të Shqipërisë”.

Hoxha vuri në dukje se me anëtarët e Senatit u rikonfirmua angazhimi i përbashkët për një proces anëtarësimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë”.

“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës, ndërsa shkëmbyem gjithashtu pikëpamje mbi marrëdhëniet transatlantike dhe rolin në rritje të diplomacisë parlamentare”, shkroi Hoxha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights