810b01ef ef30 4220 ad73 685e1d171695 696x456

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka pritur në një takim Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.

Kryediplomati shqiptar e siguroi ambasadorin se “siç ia kam konfirmuar më parë edhe Ministrit Konjufca, se Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës sonë të jashtme”.

Gjatë takimit, Hoxha bën me dije se rikonfirmuan “angazhimin e palëkundur për thellimin e partneritetit të ngushtë e të veçantë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, përmes koordinimit të ngushtë institucional, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe avancimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike në fushat e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit”.

“Shqipëria nuk do të reshtë së mbështeturi forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights