Balluku sd 2 696x392

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, do të jetë relatori i rekursit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ish kreut të Autoritetit Rrugor (ARRSH), Gentian Gjyli, si dhe drejtorit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi.

Balluku ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së caktuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Ndërkohë të pandehurit Gentian Gjyli dhe Erald Elezi kanë bërë rekurs kundër caktimit të masës “arrest në shtëpi”.

Një ditë më parë Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin për masën e “pezullimit nga detyra” për ish-kryeministren, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun.

Balluku është marrë e pandehur nga SPAK në lidhje me procedurat për ndërtimin e tunelit të Tuneli i Llogarasë. Prokuroria e Posaçme e akuzon ish-ministren për veprën penale “Shkelje e barazisë në tendera”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights