Pas
shpërthimit të digës Kakhovka në rajonin lindor të Ukrainës, Kherson,  qindra shtëpi janë evakuuar. Gjendje e
jashtëzakonshme është shpallur në distriktin Nova Kahovka në pjesën e
kontrolluar nga Rusia të provincës Kherson të Ukrainës pasi diga e qytetit
shpërtheu .


Palët
kundërshtare fajësuan njëra-tjetrën për shkatërrimin e digës. “Diga në Kakhovka
u hodh në erë nga forcat pushtuese ruse” -tha komanda e sektorit jugor të
ushtrisë ukrainase në Facebook

 Sipas
zyrtarëve pranë Moskës që folën për agjencitë ruse të lajmeve, diga u granatua
nga ukrainasit. Një zyrtar i vendosur nga Moska në rajon foli për një “akt
terrorist shumë të rëndë”, terminologji që i referohet një sulmi ukrainas.

 Evakuimi
i komuniteteve në zonë tashmë ka filluar, tha guvernatori rajonal Hersonas Aleksandër
Prokudin. Brenda pesë orësh uji do të ketë arritur një nivel kritik
 Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve
TASS, rreth 80 komunitete do të duhet të evakuohen në rajon. Diga, tridhjetë
metra e lartë dhe 3,2 kilometra e gjatë, është ndërtuar në vitin 1956 në
Dnieper, si pjesë e ndërtimit të një hidrocentrali në Nova Kahovka
 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights