Screenshot 2025 03 11 124536 696x497

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se Bashkimi Europian nuk ka besim te institucionet shqiptare dhe për këtë arsye edhe po sjell edhe një zyrë të Bankës Europiane të Investimeve në Tiranë.

Këto komente, Tabaku i bëri në Komisionin për Ekonominë dhe Financat gjatë diskutimit të marrëveshjes për hapjen e zyrës së BEI-t në Tiranë.

“Plani i Rritjes së BE kërkon një partner të besueshëm për të zbatuar projektet. Qeveria shqiptare nuk është partner i besueshëm dhe kanë zgjedhur BEI-n, duke pasur parasysh edhe se instrumentet që do të zbatohen nuk do të jenë tërësisht grante por do të kombinohen edhe me kredi, kredi të buta dhe fonde nga buxheti i shtetit”, tha ajo.

Marrëveshja synon hapjen e një përfaqësie të BEI-t në Shqipëri, që pritet të sjellë përfitime të rëndësishme për shtetin shqiptar. BEI, si një nga investitorët dhe kreditorët më të mëdhenj globalisht, siguron fonde të konsiderueshme nga tregjet e kapitalit, të cilat më pas i jep hua me norma të favorshme për projektet që plotësojnë kriteret e saj.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights