Hapet
zyrtarisht gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit
dhe Krimit të Organizuar.
Teksa prej
ditësh flitet për zëvendësuesin e Arben Krajës, të cilit i mbaron mandati,
Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton prokurorët e SPAK të interesuar të
kandidojnë.
THIRRJE PËR
SHPREHJE INTERESI PËR POZICIONIN E DREJTUESIT TË PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR
KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR
KËSHILLI I
LARTË I PROKURORISË THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI
për
pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe
Krimit të
Organizuar
Datë
19.09.2022 Bazuar nё nenin 148/dh, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së
Shqipërisë, në nenin 52 pikat 5, 6, 7 dhe 8, të Ligjit nr. 96/2016 “Për
statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar,
Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall sot thirrjen për fillimin e procedurave
për plotësimin e pozicionit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme
kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Këshilli i
Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të gjithë prokurorëve që janë të emëruar në
Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të
kandidojnë duke paraqitur një platformë kandidimi (font “Times New Roman”,
madhësia 12).
Platforma
ndër të tjera duhet të përmbajë dhe të shoqërohet sipas rastit nga
dokumentacioni që provon:
a. Eksperiencën
në ndjekjen e çështjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar;
b.
Eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture;
c.
Eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative;
d.
Eksperiencën në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike, dhe
ndërveprim me median;
e. Aftësitë
në drejtimin efektiv të burimeve njerëzore;
f. Vizionin
ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë së Posaçme si një
institucion funksional dhe efektiv;
g. Imazhin
publik të karrierës së tij/saj si prokuror;
Kandidatët
që dëshirojnë të shprehin interesin për pozicionin vakant duhet të paraqesin
platformën dhe dokumentacionin shoqërues brenda datës 02.11.2022, ora 24:00.
Platforma e
kandidimit bashkë me dokumentacionin shoqërues duhet të paraqitet në rrugë
postare ose dorazi pranë zyrës së protokollit të Këshillit të Lartë të
Prokurorisë.
Gjithashtu,
ky dokumentacion mund të paraqitet i skanuar në
formatin “.pdf” në rrugë elektronike, në adresën: karriera@klp.al.