Siç shkruan The Guardian, Hamas-i ka dorëzuar përgjigjen për një propozim armëpushimi, i cili u paraqit nga i dërguari për Lindjen e Mesme i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, drejtuar ndërmjetësve.
Grupi palestinez thotë në një deklaratë zyrtaare, se sipas marrëveshjes, do të lirojë dhjetë pengje dhe 18 trupa të pajetë në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga ana e Izraelit.
Kujtojmë se Izraeli e paralajmëroi më herët Hamas-in, që të pranonte këtë armëpushim, përndryshe do të përballej me pasoja tejet serioze.
Teksa pritet të shohim sa do të jetë numri i të burgosurve palestinezë që do të fitojnë lirinë, Gaza po përballet me një krizë të madhe urie, aq sa OKB e ka cilësuar “vendi më i uritur në Tokë”.