Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ditën e sotme, ka ndarë foton familjare e darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s.
Kreu i qeverisë, ishte i shoqëruar nga bashëshortja e tij, Linda Rama.
Një ditë më parë, Rama zhvilloi një takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan.
Po kështu, dje Rama zhvilloi takim dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Angazhimet e samitit, Ballkani Perëndimor, Porti i ri i Durrësit, si dhe përgatitjet e samitit 2027 në kryeqytetin shqiptar, janë disa prej diskutimeve mes Ramës dhe Rutte-s. Lidhur me portin e ri të Durrësit, Rama cilëson se NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak.