Image 526 1024x683

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur”, mundësisht përmes mjeteve paqësore, dhe është e gatshme të vazhdojë negociatat, nëse Kievi dhe aleatët perëndimorë tregojnë vullnet për t’u angazhuar.

Të mërkurën, më 18 qershor, Putin tha se është i gatshëm të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe shtoi: “Nuk ka rëndësi kush e përfaqëson Ukrainën në bisedime, por çdo marrëveshje përfundimtare duhet të mbajë firmën e autoriteteve legjitime.”

“Jam i gatshëm të takohem me këdo, edhe Zelensky-n. Nuk është kjo çështja“,tha Putin.

“Por kjo do të ndodhë në fazën përfundimtare”, shtoi ai.

Kremlini prej kohësh e ka paraqitur Zelenskyn si “jolegjitim”, një përpjekje për të minuar autoritetin e tij ndërkombëtar. Edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi më 18 shkurt se Putin është i hapur për bisedime me Zelenskyn, por “duhet të merren parasysh aspektet ligjore të legjitimitetit të tij”.

Narrativa e Moskës nuk ka marrë vëmendje serioze nga Perëndimi deri ku Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi Zelenskyn si një “komedian mesatarisht i suksesshëm” që u kthye në “diktator” dhe “refuzoi të mbajë zgjedhje”.

Ukraina nuk ka zhvilluar zgjedhje që nga nisja e pushtimit të plotë nga Rusia në shkurt 2022, për shkak të gjendjes së luftës, që ndalon ligjërisht mbajtjen e tyre. Kushtet për zgjedhje të lira, të barabarta dhe të sigurta janë të pamundura për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj civilëve dhe infrastrukturës kritike.

Putin i ka thënë gjithashtu Trump-it më 14 qershor se Moska është e gatshme për një raund të ri bisedimesh pas datës 22 qershor, kur pritet të përfundojnë shkëmbimet e të burgosurve dhe trupave të ushtarëve të rënë.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të fliste me kancelarin gjerman Friedrich Merz, Putin tha: “Nëse kancelari federal dëshiron të telefonojë dhe të bisedojë, siç e kam thënë edhe më par, ne nuk refuzojmë asnjë kontakt.”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights