Guvernatori Gent Sejko deklaroi se inflacioni mbetet sfidë për Bankën e Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij në hapjen e workshop-it të XVI të kërkimeve, Sejko solli një tablo të situatës financiare dhe ekonomike të vendit, duke shtuar se “Objektivi i Bankës së Shqipërisë është stabiliteti financiar”.
“Një vëmendje e veçantë i është kushtuar ndryshimeve klimatike.
Muajt në vijim do jenë sfidues për shoqëritë tona dhe vitet në vijim do mund të sjellin ndryshime.
Trajtimi i sfidave, siç është inflacioni kërkojnë adresim dhe politika të tjera veprimi për t’u marrë parasysh nga autoritetet.
Kushtet janë të vështira, gjithmonë në ndryshim.”, tha Sejko.
https://www.facebook.com/blueledED/