Grupi PD mbledhja selia PD Rithemelimi bardhi Noka Salianji takimi bashkimi opozita 17 675x450

Partia Demokratike ka akuzuar në SPAK 73 deputetë socialistë, mes tyre dhe kryeministrin Rama. Ky kallëzim vjen pas vendimit të Parlamentit për mosdërgimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese. Për grupin parlamentar demokratë, deputetët e mazhorancës kanë konsumuar dy vepra penale: “Pengimit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës” dhe “Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të Gjykatës”. Në kërkesën që mban datën 1 Tetor drejtuar Prokurorisë së Posaçme, demokratët thonë se pëveç shkeljes së kodit penal, mazhoranca pengoi drejtësinë. “Pas botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të Kuvendit për mosdërgimin e mandatit të Olta Xhackës në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën duke penguar zbatimin e Gjykatës Kushtetutese, ky veprim përbën jo vetëm minim të demokracisë dhe rrënim të besimit të qytetarëve tek Gjykata Kushtetuese dhe sistemi i drejtësisë, por gjithashtu edhe veprim të kundërligjshëm që dënohet nga Kodi Penal.” Në seancën plenare të 13 Shtatorit, 65 deputetë abstenuan, 9 votuan kundër dhe 25 vota ishin pro dërgimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese. Menjëherë pas këtij vendimi të deputetëve, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali iu drejtua Komisionit të Venecias për mendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights