Vladimir mara 1024x576

2020-2025, është kohëzgjatja e aktivitetit kriminal të grupit kriminal me bazë në Durrës që u godit në kuadër të operacionit ndërkombëtar Shqipëri-Itali. Kështu deklaroi këtë të Mërkurë, prokurori i posaçëm, Vladimir Mara.

“Kështu rezulton nga të dhënat e administruara nga hetimi dhe të gjitha këto sekuestrime janë kryer në këtë periudhë”, tha Mara.

Ndërkohë, kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet lidhur me arrestimin e 2 punonjësve të Policisë shqiptare.

Ai theksoi se korrupsioni është një “plagë” që prek çdo institucion, duke shtuar se pavarësisht kësaj, bashkëpunimi mes Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Policisë së Shtetit është mjaft i ngushtë.

“Ajo që mund të them dhe ju jeni dëshmitarë, sepse jeni njohur herë pas here me hetimet e SPAK, por dua të sqaroj, janë rreth 80 punonjës policie të proceduar në vite nga SPAK. Pavarësisht kësaj, Policia e Shtetit ka një shumicë absolute të punonjësve të dedikuar për të ushtruar funksionet e tyre dhe ne do vazhdojmë bashkëpunimin. Ajo që kemi në dorë është se kur konstatojmë shkeljet e ligjit, vëmë para përgjegjësisë penale çdo person që jo vetëm kryen krimin, por kontaminon mjedisin përreth”, u përgjigj Dumani.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights