Kreu i grupit Parlamentar i PD-sw Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar sot se njw nga pikat ku do fokusohet aksioni opozitar wshtw Reforma Zgjedhore dhe Reforma Administrativo-Territoriale.
Edhe pse Reforma Zgjedhore dhe Reforma Administrativo-Territoriale janë prioritete të mbartura nga sesioni i shkuar parlamentar, Alibeaj ka shtuar se ato do të vijojnë të mbeten prioritet absolut i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Mes tw tjerash Enkelejd Alibeaj ka theksuar se të dy grupe pune janë ngritur brenda grupit parlamentar për këto dy reforma dhe do të konkludojnë brenda muajit Shtator me propozime konkrete, për të hapur më pas diskutimin publik dhe politik lidhur me to.
Reagimi i Alibeajt:
Për disa muaj Shqipëria do jetë përpara një tjetër përballje elektorale, në zgjedhjet vendore të 2023, që e bejnë prioritet mbi prioritetet përmbylljen sa më parë të dy reformave tashmë të propozuara nga Grupi Parlamentar i PD, Reformën Zgjedhore dhe Reformën Administrativo-Territoriale. Të dyja këto reforma janë thelbësore për mbrojtjen e interesit të qytetarëve. Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe një ndarje administrative që i përputhet nevojës për shërbime ndaj qytetarëve, janë parakushte që pushteti i ri lokal të jetë produkt i vullnetit të qytetarëve dhe në 4 vitet e ardhshme ti përgjigjet vetëm interesit të qytetarëve.
Edhe pse Reforma Zgjedhore dhe Reforma Administrativo-Territoriale janë prioritete të mbartura nga sesioni i shkuar parlamentar, ato do të vijojnë të mbeten prioritet absolut i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Të dy grupet e punës që janë ngritur brenda grupit parlamentar për këto dy reforma, do të konkludojnë brenda muajit Shtator me propozime konkrete, për të hapur më pas diskutimin publik dhe politik lidhur me to.