Imigrantët e arrestuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po transportohen me aeroplanë ushtaraë. “Fluturimet për dëbim kanë filluar”, shkroi të premten në platformën X zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Ky veprim vjen vetëm pak ditë pasi presidenti Donald Trump u inaugurua në Shtëpinë e Bardhë, ku më pas rivendosi politikën “Qëndroni në Meksikë”, e cila detyron disa azilkërkues në kufirin jugor të presin në Meksikë për seancat e tyre në gjykatën e emigracionit në SHBA.
Mes vendimeve të tjera që kishin të bënin me emigrantët ishte dhe dhënia fund shtetësisë së të drejtës së lindjes për fëmijët e lindur nga prindër emigrantë pa status ligjor. Shtetësia e lindjes, i referohet shtetësisë automatike amerikane që i jepet kujtdo që ka lindur në SHBA. Pritet në vijim të mësohet se do të aplikohet ky vendim, pasi detajet mbetetn të paqarta.
Urdhri i Trump u nënshkrua me 20 janar udhëzoi Pentagonin të dërgojë sa më shumë forca që të jetë e nevojshme për të siguruar kontrollin e plotë në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara. Sipas Reuters të premten, dy avion ushtarakë amerikanë, me nga 80 imigrantë, fluturuan nga Shtetet e Bashkuara drejt Guatemalës.