1

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë sot i bllokuar nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke), për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë.

Policia Kufitare Kakavijë njoftoi sot qytetarët mbi këtë bllokim, ndërsa bëri të ditur se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

“Nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë jemi njoftuar nga Policia Kufitare greke se ditën e sotme, nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Ndërkohë në pikën kufitare të Kakavijës janë krijuar radhë të gjata automjetesh nga pala greke që në orët e para të mëngjesit ku qytetarët po presin mbi dy orë për të kaluar kufirin.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights