Përleshje shpërthyen mes policisë dhe demonstruesve në Greqi, pas një aksidenti të rëndë hekurudhor këtë javë, që shkaktoi të paktën 57 të vdekur.

”Ajo që nisi si një protestë paqësore në Athinë dhe qytetin qendror grek të Larisës, afër vendit ku trenat u përplasën, u shndërrua në dhunë pasi protestuesit hodhën fishekzjarrë dhe gurë ndaj policisë për rreth një orë”, njoftoi radioja shtetërore greke.

Mijëra demonstrues, kryesisht të rinj, kishin dalë më herët në rrugët e qyteteve për të shfryrë zemërimin e tyre për katastrofën hekurudhore të së martës.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe granata trullosëse për të shpërndarë protestuesit.

Janë hedhur parulla kundër politikanëve që thuhet se janë përgjegjës për gjendjen e rrënuar të hekurudhave greke.

Punonjësit e hekurudhave në mbarë vendin hynë dje në një grevë 24-orëshe për të dytën ditë radhazi për të protestuar ndaj kushteve të hekurudhave greke.

Treni i pasagjerëve ishte kthyer në një binar që përdorej nga një tren mallrash që vinte në drejtim të kundërt.

Pas aksidentit, u zbulua se Sistemi Evropian i Kontrollit të Trenit (ETCS) – sistemi i sinjalizimit që ndalon një tren kur kërcënon rreziku dhe në këtë mënyrë mbron edhe nga gabimet njerëzore – nuk funksiononte.

342 pasagjerët dhe 10 punonjës të hekurudhës ishin drejt Selanikut pas një fundjave të gjatë. Shumë udhëtarë ishin studentë dhe shumica e viktimave ishin të rinj. Në trenin e mallrave ishin dy drejtues.

Ndërsa kombi po mban zi, politikanët po e trajtojnë këtë çështje në debate gjithnjë e më të nxehta. Ligjvënësit nga partitë konservatore dhe të majta akuzuan secili njëri-tjetrin, duke thënë se sistemi duhet të kishte qenë në gjendje të parandalonte gabimin njerëzor, i cili shkaktoi aksidentin.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights