Dy kufoma të dekompozuara thuajse plotësisht u gjetën në një bregdet shkëmbor në jug-lindje të Farmakonissi, Greqi.
Trupat e pajetë janë dërguar në Leros dhe do t’i nënshtrohen autopsisë.
Një trup u gjet edhe në zonën detare të Agios Emilianos në Symi.
Bëhet fjalë për një burrë me trup normal, me gjatësi 1.70, i cili kishte veshur pantallona të shkurtra ngjyrë blu.
Autoriteti Portual i Symit, që kryen hetimet paraprake, ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në morgun e Rodos.
https://www.facebook.com/blueledED/