40-vjeçari E.T. u arrestua nga policia si autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë të 70 mijë lekëve në një market në Yzberisht pasditen e të enjtes.
Ai u ndalua duke dalë nga një banesë në Rrugën e Qelqit, ku tre punonjës të policisë të veshur civil e prangosën.
Përmes një njoftimi zyrtar, policia thotë se 40-vjeçari rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penal për vjedhje të dhunshme.
Tafçiu futet i maskuar në market dhe drejtohet menjëherë tek kasa, ku ndodhet punonjësja e marketit duke i shërbyer një klienti.
Sapo afrohet, kapërcen mbi kasë dhe menjëherë kap prej fyti punonjësen, e cila, në tentativë për t’u mbrojtur, mundohet ta largojë me duar.
Pasi merr paratë, ai kërcënon sërish mbi kasë dhe në ikje, punonjësja e marketit sërish tenton ta ndalojë, por fatkeqësisht u dëmtua me thikën që autori mbante në dorë.
Vajza mori mjekim në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë.
