Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 19 vite burg për Talo Çelën, në lidhje me vjedhjen e 4.6 milion eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.
Për grabitjen spektakolare të 4.6 milionë euro në prill të vitit 2019, Gjykata e Posaçme ka dënuar në Tetor 2023 me 122 vite burgim për 7 të pandehurit e grupit kriminal.
Numri dy i bandës, Klement Çala do të qëndrojë pas hekurave për 20 vite, ndërsa për gjashtë të tjerët të arrestuar për grabitjen: Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin.