Një 40-vjeçar është arrestuar në Golem, teksa u kap “mat” nga policia duke hapur me kaçavidë derën e një banese, me qëllim për ta vjedhur.
Sipas policisë, ky shtetas rezulton edhe autor i 3 vjedhjeve të tjera në banesa, të kryera gjatë muajit korrik.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kaçavidë që dyshohet se përdorej për të kryer vjedhjet, një çantë dhe një shumë parash.
40-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, teksa hapte me forcë derën e një banese në Golem, me qëllim vjedhjen në të.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi E. M., gjatë muajit korrik 2023, ka vjedhur në 3 banesa të tjera, vegla pune dhe pajisje.
https://www.facebook.com/blueledED/