Bashkimi Europian ka miratuar paketën e dytë të ndihmës në mbështetje të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me një shumë totale prej 15 milionë eurosh.
Ndihma vjen në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes. Këshilli Europian, në një njoftim tha se paketa synon të forcojë kontributin e Shqipërisë në operacionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së, si dhe në koalicionet ndërkombëtare, duke rritur bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Këtë lajm e ka shpërndarë në faqen e tij në “X” edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. Ai shprehet se ky është një hap tjetër i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes BE-së dhe Shqipërisë mbi sigurinë dhe mbrojtjen.
“Shqipëria është një partnere e afërt dhe e qëndrueshme e Bashkimit Evropian në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë”