5gonxhja2 696x464

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste zhvilluan një takim me operatorët turistikë në Golem, Durrës.

Gjatë takimit, Gonxhja dhe Balla theksuan mundësitë për të zgjatur sezonin përmes diversifikimit të ofertës, menaxhimit më të mirë të plazheve publike, përmirësimit të transportit publik dhe shërbimeve bazë.

Ata u ndalën gjithashtu te rëndësia e organizimit më të mirë të beach bar-eve, reduktimit të ndotjes akustike dhe shmangies së punimeve në kulmin e sezonit, si dhe te zhvillimi i agroturizmit dhe lidhja më e fortë me zonat rurale përreth.

Ministri Gonxhja theksoi se “turizmi ka një potencial të jashtëzakonshëm kur ndërtohet mbi rregulla, standarde dhe bashkëpunim”.

“Mesazhi është i qartë; më shumë bashkëpunim, më shumë standarde dhe më shumë përgjegjësi, për një turizëm sa më cilësor”, tha Gonxhja.

Në Shqipëri vijojnë përgatitjet për mbarëvajtjen e sezonit të ri turistik. Vendi ynë mbetet destinacion i preferuar turistik, konfirmuar kjo edhe nga shifrat gjithnjë në rritje të vizitorëve.  Vetë gjatë muajit mars Shqipëria mirëpriti 609.363 vizitorë të huaj, një rritje prej 59.598 turistësh krahasuar me marsin e vitit 2025, ose rreth 11% më shumë.

Jo vetëm marsi, por në të tre muajt e parë të vitit është regjistruar rritje e numrit të turistëve, të biletave për vizita në parqet kulturore e historike, zonat e mbrojtura dhe kalatë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights