Myrto Uzuni shënoi një gol dhe dha një asist në fitoren 2-1 që Austin regjistroi në fushën e Los Angeles Galaxy, duke ndërprerë ecurinë me tre fitore radhazi të skuadrës kaliforniane në shtëpi.
Sulmuesi shqiptar zhbllokoi ndeshjen në minutën e 40-të, pasi dribloi një mbrojtës dhe gjuajti në mënyrë të pandalshme për portierin.
Në minutën e 63-të, Uzuni dhuroi një paraqitje të shkëlqyer: kaloi tre lojtarë kundërshtarë, përfshirë portierin pranë shtyllës së djathtë, dhe pasoi për Wolff, i cili thjesht shtyu topin në rrjetë duke dyfishuar rezultatin.
Kampionët në fuqi të Galaxy reaguan me një gol nga penalltia, që shërbeu vetëm për statistikë.
Uzuni regjistron kështu dy gola dhe dy asiste, ndërsa Austin ngjitet në zonën “play-off”.