Policia 1024x554

Një 63-vjeçar në Pogradec është arrestuar pasi ka goditur mëngjesin e sotëm një prej anëtarëve të qendrës së votimit ku ai votonte.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Korçës, shtetasi L.T., goditi 52-vjeçarin E.G., i cili ky i funditishte anëtar i PS-së në qendrën e votimit nr. 3901 në Pogradec. Arsyeja e konfliktit mes tyre vjen pasi e bija e 63-vjeçarit ka pasur një debat me anëtarin e komisionit lidhur me votimin e personave me aftësi ndryshe, të moshuar, e të tjerë.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale ‘Kanosja apo dhunimi për shkak të detyrës’ dhe ‘Goditje për shkak të detyrës’.

“Goditi anëtarin e Qendrës së Votimit, arrestohet në kërkesë të Prokurorisë Korçë shtetasi LT. për veprat penale ‘Goditje për shkak të detyrës’, ‘Kanosje për shkak të detyrës’

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë dhe në bashkëpunim me Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore u arrestua shtetasi L.T. 63-vjeç, për veprat penale ‘Kanosja apo dhunimi për shkak të detyrës’ dhe ‘Goditje për shkak të detyrës’ parashikuar nga nenet 329/2 dhe 237 i Kodit Penal.

Arrestimi u krye pasi më datën 11.05.2025, rreth orës 10:30, ky shtetas ka hyrë në Qendrën e Votimit Nr.3901 në Pogradec dhe ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike, shtetasin E.G. 52-vjeç, me detyrë anëtar i komisionit i forcës politike Partia Socialiste në këtë qendër votimi.

Ky shtetas e goditi për shkak se kryetarja e komisionit (e bija e shtetasit L.T.) ka pasur një debat me anëtarin e komisionit në lidhje me votimin e personave me aftësi ndryshe, të moshuar, etj”, njofton Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights