Finalizohet pas 1 viti hetime me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni i koduar “Break”.
Goditet një grupi kriminal (i përbërë nga 14 shtetas) që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në afërsi të shkollave dhe në ambiente që frekuentohen nga të rinjtë.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 3 pjesëtarë të këtij grupi. Shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Gjatë periudhës hetimore janë hetuar në gjendje të lirë 9 pjesëtarët e tjerë të grupit.
Si rezultat i një hetimi 1-vjeçar të kryer me metoda proaktive, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, në zbatim të masave të megaoperacionit të koduar “Tempulli”, u finalizua operacioni policor i koduar “Break”. Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit:
- A. 31 vjeç, S. S., 33 vjeç, të dy banues në Korçë dhe R. Gj., 33 vjeç, banues në Bilisht.
Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve K. L. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.