640 0 1734610297xipiccy image 2 483

Autoritetet greke kanë zhvilluar ditën e martë, më 17 dhjetor një operacion ku u zbulua një grup kriminal që vidhte makina në Athinë. Më tej bëhet me dije se grupi pasi i vidhte i trafikonte ato përmes pikës së kalimit kufitarë të Kakavisë. Mediat greke raportojnë se 4 persona janë identifikuar si pjestarë të grupit kriminal ndërsa në krye të bandës ishte një 37-vjecar shqiptar. Nga informacionet bëhet me dije se koka e bandës prej një viti e gjysmë ndodhet në gjendje kome në spital pasi është plagosur me armë zjarri.

Polici greke zhvilloi operacionin në Nikea, Peristeri dhe Arhni ku kanë arrestuar 3 persona të moshës 22, 45 dhe 68 vjec. Hetimi ka zbuluar vjedhjen e të paktën 8 makinave me vlerë totale rreth 215 mijë euro, prej tetorit 2022. Një pjesë e automjeteve, kryesisht fuoristrada të markave “Audi”, “Peugeot”, “Toyota” dhe “Citroen”, janë gjetur dhe kthyer pronarëve.

Grupi kriminal i vidhte makinat gjatë orëve të natës në Athinë. Pasi kanë kontrolluar për GPS, i kanë fshehur automjetet deri sa kanë arritur t’i pajisin me dokumentacion të falsifikuar. Me këto dokumenta ata i kanë kaluar automjetet në Shqipëri kryesisht përmes pikës së kalimit kufitar Kakavijë. Drejtues i grupit kriminal ishte 37-vjecari Sokol, i cili koordinonte punën e anëtarëve, kujdesej për ruajtjen e mjeteve dhe transportin e tyre në Shqipëri.

22-vjecari pasi merrte mjetet, i pajiste me targa dhe dokumentacion fals, si dhe ka kryer transportin e tyre në Shqipëri. Ndërkohë 45-vjecari grek P. P, biznesmen në fushën e shitjeve të makinave, në bashkëpunim me 68-vjecarin, ishin përgjegjës për sigurimin e numrave të rregjistrimit të mjeteve dhe hartimin e dokumentacionit dhe targave false.

Gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të operacionit u gjetën dhe sekuestruan 2 pistoleta imituese, 3 thika, celularë, celësa makinash, 21 mijë e 325 euro, leje qarkullimi dhe targa false, dokumente dhe vula për automjete, pajisje për falsifikimin e targave dhe një automjet i shtrenjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights