Baza

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Apartamenti”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për këtë aktivitet të paligjshëm.

Në kuadër të hetimeve intensive të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, u identifikua dhe arrestua në flagrancë shtetasi K. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili shfrytëzonte për prostitucion katër shtetase kolumbiane.

Nga hetimet rezultoi se dy nga këto gra, J. O., 20 vjeçe, dhe L. C., 27 vjeçe, kishin marrë me qira një apartament në Rrugën e Barrikadave, ku banojnë së bashku me dy shtetase të tjera kolumbiane. Ky ambient ishte përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit, për të cilin dy shtetaset u arrestuan për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.

Në të njëjtën kohë, ndaj dy shtetaseve të tjera kolumbiane, K. R., 23 vjeçe, dhe A. A., 21 vjeçe, nisi procedimi penal për veprën “Prostitucioni”.

Në drejtim të Prokurorisë vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights