850x636 640 0 1775456961 lezhe

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi rreth orës 23:00 në qytetin e Lezhës në lagjen Besëlidhja, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme në një perimetër të gjerë, duke dëmtuar xhamet e apartamenteve në disa pallate, si dhe të bizneseve që operojnë pranë byrektores.

Po ashtu dëme të konsiderueshme kanë pësuar edhe automjetet e parkuara përgjatë rrugës “Luigj Gurakuqi”.

Të shumtë ishin qytetarët që dolën nga banesat e tyre të frikësuar, të cilët ishin të paqartë se nga çfarë u shkaktua shpërthimi.
Me marrjen e njoftimit, forca të shumta policie mbërritën në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, ku krijuan perimetrin e sigurisë dhe mblodhën provat për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Policia e Lezhës bën të ditur se nga kjo ngjarje nuk pati persona të lënduar, ndërsa rastet e përsëritura të shpërthimit të bombolave të gazit ngrenë shqetësimin mbi sigurinë dhe kontrollet e tyre nga institucionet.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights