1738480437 donaldtrump

Një gjykatës federal në SHBA i dha dritën jeshile planeve të Presidentit Donald Trump për të shkurtuar numrin e punonjësve federalë përmes një programi që u jep atyre mundësi të japin dorëheqje në këmbim të stimujve financiarë.

Gjykatësi George O’Toole Jr. në Boston i rrëzoi ankesat e disa sindikatave, duke argumentuar se ato nuk kishin të drejtë ligjore për ta kundërshtuar planin. Ideja e Trumpit është të përdorë stimuj financiarë për të inkurajuar punonjësit qeveritarë që të dorëhiqen, nërsa e konsideron si tejet të fryrë administratën aktuale.

Vendimi i gjykatësit konsiderohet një fitore e rëndësishme ligjore për presidentin republikan, pas një sërë sfidash gjyqësore. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, e përshkroi këtë hap si dëshmi të faktit që “strategjia e proceseve ligjore për qëllime politike nuk do të mbizotërojë mbi vullnetin e 77 milionë amerikanëve që mbështetën Presidentin Trump dhe programin e tij”.

Është e paqartë se sa punonjës federalë e kanë pranuar ofertën për t’u dorëhequr nga puna, në këmbim të pagës deri më 30 shtator, por Shtëpia e Bardhë tha të premten se nurmi i tyre ishte 65,000. Plani, që nga sindikatat konsiderohet i paligjshëm, po implementohet nën drejtimin e Elon Musk, i cili po shërben si këshilltari më i lartë i Trump për shkurtimin e shpezimeve federale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights