1724347585 hashimthaci

Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por pavarësisht kësaj, kërkesa e Thaçit për ta vizituar atë u refuzua nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Luka Misetiç, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur zhgënjimin për këtë vendim. Sipas tij, Prokuroria e Specializuar ka kundërshtuar kërkesën për një vizitë të shkurtër dhe të mbikëqyrur për arsye humanitare, çka ka çuar në refuzimin e saj nga gjyqtarët.

“Babai i klientit tim, Hashim Thaçi, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është rikthyer në spital. Ne kërkuam një leje të shkurtër dhe të mbikëqyrur për ta vizituar, por Prokuroria e Specializuar e kundërshtoi, dhe gjyqtarët refuzuan vizitën,” ka shkruar Misetiç.

Ky vendim ka ngjallur reagime, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë një apelim të mëtejshëm nga mbrojtja e Thaçit për t’i dhënë mundësinë të takojë babanë e tij në këto momente të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights