Trupi gjykues ka caktuar shumën 207 mijë euro për dëmshpërblim të viktimave në çështjen kundër Salih Mustafës.
Kjo shumë do të ndahet në tetë viktima dhe përgjegjësinë e kompensimit e mban Mustafa. Pas këtij urdhri, turpi gjykues i ka kërkuar Kosovës të krijojë një mekanizëm për zhdëmtim në mënyrë që kompensohen viktimat për të cilat vendosë Gjykata Speciale.
Urdhri për zhdëmtim është publikuar në praninë e të akuzuarit në seancën e së enjtes në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt Foglia ka konstatuar se është provuar që janë viktima të krimeve për të cilat Mustafa është shpallur fajtor.
Foglia ka bërë të ditur se dëmshpërblim do të pranojnë tri viktima të drejtpërdrejta dhe pesë të tjera jo të drejtpërdrejta.
Sipas turpit gjykues, viktimat kanë pësuar dëm mendor, fizik e material si dhe pasoja afatgjate nga tortura që sipas tyre u është bërë.
Viktimat pjesëmarrëse në këtë proces gjyqësor ishin nën masa mbrojtëse dhe identiteti i tyre nuk është bërë i ditur për publikun.
“Trupi gjykues gjithashtu gjykon se dhimbja dhe vuajtja që përjetuan anëtarët e viktimës së vrasjes së paligjshme ka ndikuar edhe në gjeneratën më të re të kësaj familje. Rrjedhimisht, turpi gjykues konstatoi se viktimat jo të drejtpërdrejta përjetuan dëm mendor si pasojë e krimeve të luftës, të ndalimit arbitrar torturës dhe vrasjes së paligjshme për të cilat zoti Mustafa u shpall fajtor në lidhje me viktimën e vrasjes së paligjshme”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues”, ka thënë Foglia.
Më 4 shkurt të vitit 2022 trupi gjykues kishte vendosur se në rast të një vendimi fajësie nuk do të udhëzonte viktimat të ngrinin padi civile në gjykatat e Kosovës, por do të nxirrte një urdhër për zhdëmtim.
Kryetarja e turpit gjykues ka thënë se mbrojtja e Mustafës nuk ka paraqitur parashtrime materiale në kontekstin e procesit të zhdëmtimit meqë e njëjta gjatë gjithë procesit gjyqësor.
“Gjatë gjithë procesit gjyqësor mbrojtja mbajti të njëjtin qëndrim, përkatësisht se për shkak të mohimit prej zotit Mustafa për çfarëdo lloj përgjegjësie për krimet e paraqitura në aktakuzë, ai nuk është i detyruar t’i dëmshpërblejë viktimat. Rrjedhimisht mbrojtja nuk ka paraqitur parashtrime materiale në kontekstin e procesit të zhdëmtimit në këtë çështje gjyqësore”, ka thënë ajo.
Gjithashtu, trupi gjykues ka ftuar Kosovën të krijojë një mekanizm zhdëmtimi për viktimat e krimeve të përfshira në juridiksionin e Dhomave të Specializuara.
Ky është urdhri i parë për zhdëmtim në Gjykatën Speciale.
Salih Mustafa është i dënuar më 26 vjet burg pasi është shpallur fajtor për akuzat për krime lufte, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.