Martin cani familja gjykate 770x433

Sot në Gjykatën e Tiranës mbahet seanca e radhës për rastin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Gjatë seancës, prindërit e të ndjerit, Engjell dhe Florina Cani, si dhe prindërit e shokut të plagosur do të marrin pjesë.

Siç shikohet në pamje, i pranishëm është dhe Luis Meçe, shoku i plagosur së bashku me Canin.

Në këtë seancë pritet të merret një vendim për kalimin e dosjes në gjykim.

Do të paraqitet gjithashtu edhe autori M.Përlleshaj, 14-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Martin Canit me thikë.

Ai akuzohet për vrasje të kryer në rrethana cilësuese ndaj një të mituri.

Vrasja ndodhi më 18 nëntor 2024 në Tiranë, vetëm 200 metra larg shkollës “Fan Noli”.

Kjo ngjarje e rëndë erdhi tre ditë pas një konflikti mes dy adoleshentëve brenda shkollës për arsye të dobëta.

Konflikti, i cili dukej se ishte zgjidhur, shpërtheu përsëri brenda shkollës, duke çuar në ngjarjen tronditëse.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights