Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO, duke rrëzuar rekursin e Veliajt, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit si i dyshuar për korrupsion, pastrim të parave, fshehje të pasurisë dhe futje të paligjshme të sendeve në ambientet e burgut.
Veliaj ndodhet në burg prej datës 10 Shkurt, ndërsa në dosjen e SPAK ka të akuzuar dhe nën hetim edhe familjarë të Veliajt dhe disa biznesmenë.
