Gjykata e Lartë ka lënë në burg pronarin dhe administratorin e “Alba ekzotik fruit”.

Raportohet se Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni kërkonin një masë më të butë sigurie, por Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit Durrës.

Ata akuzohen për trafik kokaine lidhur me sasitë e drogës që janë gjetur në konteinerët me banane që vinin për llogari të kompanisë “Alba ekzotik fruit” në portin e Durrësit, në 6 episode në sasi të ndryshme prej disa kg.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights