Tarifat e trump 1 1 1024x576

Gjykata amerikane duket se po i bën “drejtësi” çdo shteti të ndikuar nga tarifat e Trump, pasi ka vendosur një ditë më parë që të bllokojë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të vendosë taksime të tilla.

Sipas gjykatës, vendosja e këtyre tarifave ka tejkaluar çdo autoritet të Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bllokim të aplikimit të tarifave pati dhe ndaj Kinës, Meksikës e Kanadasë, të cilat ishin mjaft të larta, teksa kujtojmë se me Kinën Trump pati një “luftë tregtare”.

Ky vendim është një goditje e madhe ndaj Trump dhe politikave të tij. Sakaq, Shtëpia e Bardhë ka apeluar menjëherë vendimin e kësaj gjykate, duke u shprehur se “Nuk është detyrë e gjyqtarëve të pazgjedhur të vendosin si të adresojnë siç duhet një emergjencë kombëtare”, raporton BBC.

E vetmja gjë që mbetet e ligjshme nga reformat e Trump është taksimi universal prej 10%. Po kështu, vendimi nuk ndikon në tarifat e importit prej 25% për automjetet, pjesët e automjeteve, çelikun ose aluminin.

Urdhri i gjykatës është i përhershëm, duke i ndaluar kështu tarifat globale të Trump-it, deri sa të arrihen marrëveshjet me shumicën e partnerëve tregtarë. Brenda 10 ditësh, administrata e Trump është e detyruar të zbatojë vendimin e gjykatës. Në rast se ky vendim mbështetet dhe nga shkalla e Apelit, e nga Gjykata Supreme, Trump nuk do të ketë të drejtë aplikimin e tarifave.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights