Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka.
Pala mbrojtëse kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka dhënë gjyqtarja Gjoka pas sipas tyre ajo ka qenë e dënuar në Greqi e kësisoj edhe vendimet e saj janë të pavlefshme.
Si referencë sollën çështjen e ish-prokurorit Besnik Cani në Gjykatën e Strasburgut, por kjo u rrëzua poshtë nga togat e zeza.
Ndërkohë gjyqtarja Flojera Davidhi pas këtij vendimi dhe pasi përfundoi shqyrtimin paraprak të dosjes “Partizani” u tërhoq në Dhomë Këshillimi për vendim nëse do ta kalojë apo jo dosjen për gjykim.
Kujtojmë se para dy javësh, Berisha publikoi një dokument që tha se tregon dënimin në vitin 2005 të gjyqtares. Sipas Berishës, fshehja e këtij dënimi në formularin e dekriminalizimit nga gjyqtarja Irena Gjoka e bën të pavlefshëm çdo vendim të saj.
Por kjo nuk ishte hera e parë që mbrojtësit e Berishës kërkonin përjashtimin e Gjokës nga çështja e tij. Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi edhe asokohe rrëzimin e kërkesës.
Sali Berisha ndodhet nën masën e sigurisë detyrim paraqitje për akuzën e korrupsionit pasiv në lidhje me këtë çështje. Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Të njëjtat akuza edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohen për pastrim parash.