Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga masa arrest në shtëpi, kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberin si dhe nënkryetarin Abedin Kërnaja. Ata po hetohen për shpërdorim detyre.
Togat e zeza vendosën detyrim paraqitje një herë në muaj për ta.
Sipas avokatëve ndaj Byberit dhe Kërnajës kishte mbaruar afati 6-mujor i masës së sigurisë duke marrë si referencë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj Mimoza Margjekës.
Gjatë seancës gjykata i la detyra prokurorit të çështjes të pyesë ekspertët të cilët kanë përcaktuar dënimin e shkaktuar nga hapja e një rruge në Bashkinë e Tropojës.
Sipas prokurorisë, drejtuesi i bashkisë gjatë procesit për hapjen e rrugës me gjatës 3.2 kilometra, e cila në pjesën dërrmuese kalonte nëpër rrugën këmbësore ekzistuese, duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë, si institucioni vendor që ka tagrit të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës.
Pokuroria thotë së “Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës si: Agjencia Kombëtare e Mjedisit për hartimin e Raportit të Vlerësimit për ndikimin në mjedis, si edhe me Ministrinë e linjës, për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit”.
Nga këto veprime dhe mosveprime, sipas SPAK është shkaktuar një dëm prej mbi 277 milionë lekë.