Renis dobra 768x431 sd sd

GJKKO ka lënë në burg vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e të riut, Renis Dobra, trupin e të cilit e hodhën në liqenin e Shkopetit.

Bëhet me dije se të akuzuarit e tjerë Petrit hoxha dhe Fatjon Bushgjokaj, nuk u paraqitën para gjykatës dhe verifikimi  i masës së tyre është lënë në një tjetër ditë.

Avokatët e dy vëllezërve, u shprehën se kanë kalua afatet e mbajtjes në burg, pasi nga shpallja e moskopetencës së gjykatës së Dibrës dhe kalimit të çështjes në SPAK, dosja u dërgua me vonesë para gjyqtarëve të masave.

Sakaq, kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh, e ndërsa nga ana tjetër dy vëllezërit kanë mohuar akuzat.

Avokatët e të dyshuarve, i janë drejtuar Gjykatës me pyetjen se cilat janë arsyet e ngritje së akuzës ndaj tyre për grup kriminal, dhe se sipas hetimeve të tyre, cila ka qenë arsyeja që ata rrëmbyen viktimën.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights