if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 341
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të mos e ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, duke e lënë në “arrest me burg“. Seanca nisi në orën 10:00 dhe zgjati për më shumë se një orë dhe kërkesa e Metës për ndryshim të masës së sigurisë, u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Çela. Seanca ka nisur rreth orës 10, një seancë e cila ka zgjatur rreth një orë e 30 minuta. Togat e zeza të Gjykatës së Posaçme kanë refuzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, për zëvendësimin e masës “arrest me burg” me një masë tjetër më të lehtë, megjithatë togat e zeza e kanë refuzuar këtë kërkesë duke pranuar kërkesën e prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja, i cili ishte i pranishëm gjatë seancës gjyqësore.” Përfaqësuesi ligjor i kryetarit të Partisë së Lirisë u largua nga seanca gjyqësore pa pritur vendimin final të Gjykatës, duke thënë se e di paraprakisht vendimin që do merret. “Gjatë zhvillimit të seancës, mes prokurorit të çështjes dhe avokatit mbrojtës Kujtim Cakrani ka patur debate. Avokati i Metës ka paragjykuar vendimin e gjykatës duke u larguar para se të përfundonte seanca gjyqësore, madje pati një prononcim ku tha se u largua nga seanca gjyqësore duke e ditur vendimin që do të jepnin togat e zeza, atë për mosndryshimin e vendimit, duke thënë se gjykatat veprojnë sipas kërkesave të prokurorisë dhe duke hedhur akuza për kapjen e togave të zeza. Pra nuk priti vendimin final.” Cakrani tha se ka parashtuar në seancë të gjitha argumentet se pse duhet të lirohet ish-presidenti Meta duke thënë se gjykata duhet të marrë parasysh të gjitha postet dhe rolet që ka mbajtur ai. Kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë u paraqit nga avokatët e Metës më 6 gusht, ku sipas këtyre të fundit tashmë nuk ekziston më mundësia që ai mund të prishë provat, për shkak se hetimi është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim. Po kështu, në kërkesën e tij për lehtësim të masës së Metës, avokati propozoi që ish-presidentit t’i bllokohet pasaporta në mënyrë që të mos ketë mundësi të dalë nga Shqipëria. SPAK i njoftoi mbylljen e hetimeve dhe akuzat ish-presidentit Ilir Meta për dosjen CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion. Kujtojmë se Meta mbahet prej tetorit të vitit të shkuar në qeli.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights