Berlini kritikoi ashpër sot dëbimin, sipas tij, arbitrar dhe të pajustifikuar, të dy diplomatëve gjermanë nga Irani.

Irani dëboi sot dy anëtarë të ambasadës gjermane në Teheran, pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë nga Gjermania.

“Ministria e Jashtme thirri ambasadorin gjerman dhe e informoi atë për vendimin”, tha sot në Teheran zëdhënësi i ministrisë, Nasser Kanaani, sipas një raporti të agjencisë iraniane të lajmeve Mehr.

Qeveria gjermane kishte dëbuar dy zyrtarë që punonin në ambasadën iraniane në Berlin, si kundërpërgjigje ndaj dënimit me vdekje të dhënë shtetasit gjermano-iranian, Jamshid Sharmahd.

Një gjykatë iraniane e shpalli fajtor 67-vjeçarin për kryerjen e një sulmi terrorist.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights