Vendi ku u gjet trupi i pajete 1024x655
Trupi i pajetë i një 49-vjeçari është gjetur mëngjesin e kësaj të enjteje nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve. Sipas asaj që raportimeve punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve kanë konstatuar viktimën gjatë punës rutinë që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë. Ai është gjetur pa shenja jete në kryqëzimin e rrugës ku ndahen aksi i rrugës së Kombit me segmentin drejt Lezhës. Bëhet e ditur se trupi i pajetë është gjetur pranë trafikndarëseve, dhe menjëherë është njoftuar policia e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Sipas asaj që bën të ditur policia dyshohet se ky person e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Pamje nga vendi ku u gjet viktima 49 vjeç
Rreth orës 08:50, është gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, një trup njeriu, i dekompozuar. Nga verifikimet paraprake dyshohet se trupi i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e shkakut të vdekjes së këtij shtetasi.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights